Kandidati për deputetë Sejdi Hoxha, ka vizituar qytetarët e Shtuticës dhe Plluzhës ku ka prezantuar platformën e rimëkëmbjes.
Hoxha ka thënë se Banoret e të dy fshatrave morën mesazhin që me platformën e PDK-së do të ketë zhvillim në sektorit privat, rritje të pagës nga 170 në 300 euro.
“Platformën e rimëkëmbjes e shpalosëm edhe para banoreve të Shtuticës dhe Polluzhës.Banoret e të dy fshatrave morën mesazhin dhe e mirëpriten qe nëpërmjet platformës së PDK-së do të ketë zhvillim në sektorit privat, rritje të pagës nga 170 në 300 euro, investimet në infrastrukturë, shëndetsi dhe arsim. Pra, këto dhe shumë çka tjetër do t’i ketë prioritet PDK në qeverisjen e ardhshme”