×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj ju premton vushtrriasve që s’do të kenë probleme me shitjen e patates

    Insajderi
    03 February 2021 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka mbajtur një tubim sot në Vushtrri.

    Hoxhaj është shprehur se Rimëkëmbja është zhvillim ekonomik sqaë vushtrriasve të mos kenë më probleme me shtijen e patates, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Qytetarët e Vushtrrisë, të bashkuar dhe entuziastë, janë rreshtuar me Partinë Demokratike të Kosovës. Rimëkëmbje është zhvillim ekonomik. Është bujqësi e zhvilluar. Aq e zhvilluar saqë vushtrriasit të mos kenë më probleme me shitjen e patates. Është rritje e prodhimtarisë vendore dhe rritje e eksportit. Rimëkëmbje është rritje e pagave për policët, për mjekët, infermierët, mësimdhënësit, gardianët, zjarrfikësit dhe për të gjithë shërbyesit civilë”, ka shkruar Facebook.

    Tutje Hoxhaj ka shkruar se Rimëkëmbja e tyre është një fond 1 miliard euro.

    “Është edhe rritje e pensioneve për familjet e dëshmorëve, për veteranët, invalidët e luftës dhe çdo kategori tjetër të luftës së UÇK-së, krenarisë së popullit tonë. Rimëkëmbje është fond 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe përkrahje me grante investive, subvencione e politika fiskale për bizneset vendore.  Votoni numrin 134 dhe Partinë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark