Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hoxhaj nga Anamorava: Vitia, Gjilani e Kamenica treguan se fryma për ndryshim ka nisur

Insajderi
03 June 2026 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj nga Anamorava: Vitia, Gjilani e Kamenica treguan se fryma për ndryshim ka nisur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një varg takimesh në rajonin e Anamoravës, prej nga ka përcjellë mesazhe të fuqishme mobilizimi.

Ai ka falënderuar qytetarët e Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që i kanë ofruar platformës së PDK-së. Sipas tij, vullneti i qytetarëve në këto komuna tregon qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.

“Vitia, Gjilani e Kamenica sonte treguan se fryma për ndryshim veç ka nisë. Faleminderit për mbështetjen dhe respektin në çdo takim”, ka shkruar Hoxhaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark