×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj nga Drenica: Nuk do të ketë forcë që e ndalon vizionin e Thaçit dhe Veselit

    Insajderi
    03 February 2021 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është shprehur se nuk ka forcë që e ndalon Drenicën.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se nuk do të ketë forcë që e ndalon vizionin e Thaçit dhe Veselit për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

    “Nuk ka forcë që e ndalon Drenicën. Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë forcë që e ndalon as vizionin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit për shtetin e Kosovës. Duke qëndruar të bashkuar në Drenicë dhe anekënd Kosovës u japim përgjigjen më të mirë atyre që po përpiqen ta njollosin UÇK-në dhe themeluesit e saj. Ne jemi partia e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ne do të jemi edhe partia e zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hoxhaj.

    Tutje, kandidati për kryeministër ka thënë se “Drenica është e bashkuar, e fortë dhe krenare me PDK-në dhe bijtë e saj!”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark