×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Për vreshtarët do të ofrojmë 2 mijë euro subvencione për hektar, ministri i bujqësisë do të jetë nga Rahoveci

    Insajderi
    04 February 2021 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë në Fortesë të Rahovecit.

    Hoxhaj në Rahovec ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes, ku theksoi se në qeverisjen e PDK-së bujësisë do t’i kushtohet vëmendje e veçantë .

    “Për ata të cilët merren me kultura bujqësore për herë të parë do të ndajmë 1 mijë euro për hektar, për ata që merren me vreshtari tash për shkak të pandemisë do ta rrisim në 2 mijë euro”, tha ai.

    Hoxhaj u zotua se në qeverinë e tij, ministri i bujqësisë do të jetë nga Rahoveci.

    “Ministri i ardhshëm i Bujqësisë të jetë i Rahovecit, a unë një gjë po ju them ai do të bëjë më shumë nën udhëheqjen time, 10 fish më shumë, a 100 fish më shumë se sa ka bërë Avdullah Hoti që është i kësaj komune”, tha ai.

    Ndërsa, kandidati për deputet nga PDK, Memli Krasniqi, tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë të rëndësishme pasi do të dihet se çfarë kahje do të merr vendi.

    “A do ta ruajmë këtë shtet i cili është bërë me aq shumë sakrificë, me aq shumë mund, me aq shumë gjak të derdhur të mijëra e mijëra martirëve e dëshmorëve, e njerëzve që kanë dhënë gjithçka që ne me jetu të lirë apo do të vendosin me ia dhënë të mbrapshtën Kosovës duke e sjellë në pushtet një njeri i cili e ka vetëm një qëllim, pushtetin e plotë autoritar dhe zhbërjen e këtij shteti, kësaj Republike sepse nuk i ka dhënë asgjë kësaj që e kemi arritur ne të gjithë deri këtu”, tha ai.

    Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe qytetarët e Gjakovës dhe Deçanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark