×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hoxhaj: Politika e gabuar e Albin Kurtit përmbysi partneritetin me ndërkombëtarët

    Insajderi
    25 June 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e Qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

    Hoxhaj ka thënë se mbështetja e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën u zëvendësuar me përkrahjen e Kryetarit të një komunë evropiane.

    Sipas tij kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavarur.” – ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark