Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë se me qeverisjen e PDK-së do të rriten pagat për 30% që në muajt e parë.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me programin e rimëkëmbjes, PDK së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbin shëndetësinë.
“Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat 💶 që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së”, ka shkruar Hoxhaj.
Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:
Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit 🏥 dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë 😷.
Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat 💶 që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.
Të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm me PDK-në! #Rimëkëmbje
#Shpërndaje këtë postim në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve tanë!