Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas deklaratës së tij ku tregoi se institucionet kosovare e kanë ndalur trenin të futet në Veri, ka thënë se Kosova është pro lëvizjes së lirë për të gjithë njerëzit.
Megjithatë, Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se është duke provokuar shtetin e Kosovës me veprimet e saj, qi sipas krydiplomatit Hoxhaj, i ngjasojnë taktikave të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq.
“Kosova mirëpret lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit, por jo derisa Serbia provokon Kosovën me taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twitter.
Kosova ka ndaluar trenin serb që ishte nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, që të futej në territorin e Kosovës. /Insajderi.com