Ish-ministri Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca.
Duke e komentuar mbledhjen solemne të përfaqësueve të Kosovës dhe Shqipërisë, Hoxhaj ka thënë se mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve.
Postimi i plotë:
110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën! Mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve. Dy shtete me një zemër.