×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    HRN-ja kërkon hetim të menjëhershëm për grafitin kundër homoseksualëve në Prishtinë

    Insajderi
    08 August 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një rrugë të kampusit të Universitetit të Prishtinës u pa një grafiti me mbishkrimin në gjuhën angleze: “kill the gays”, apo në shqip: “vrisni homoseksualët”.

    Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN), i përbërë nga shtatë organizata joqeveritare, u bëri thirrje institucioneve kosovare të drejtësisë për një hetim të “menjëhershëm” të një grafiti në Prishtinë të hënën, i cili bënte thirrje për vrasjen e homoseksualëve.

    “Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë dhe ndaj kryesve duhet të shqiptohen dënime meritore në bazë të ligjeve në fuqi. Thirrjet për vrasje e gjuha e urrejtjes të përdorura e vizualizuara haptazi në hapësirat e një institucioni publik, ngjallin pasiguri, ndjenjë të frikës, ankthit e (ri)traumatizim te personat LGBTIQ+ dhe në të njëjtën kohë janë kërcënim direkt ndaj këtij komuniteti dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në një reagim të HRN-së në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark