Insajderi
Biznes

Huawei paralajmëron SHBA për pasoja nëse shmang teknologjinë kineze

Insajderi
07 June 2019 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mika Lauhde, zëvendëspresident i kompanisë Huawei për sigurinë kibernetike dhe privatësinë, tha për agjencinë The Associated Press se ai shpreson për një “zgjidhje pozitive” të ngërçit me qeverinë amerikane.

Ai shtoi se kompania e tij nuk është “thelbi i çështjes”, duke vënë në dukje luftën më të gjerë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj ofruesit më të madh të pajisjeve të rrjetit dhe krijuesit të dytë më të madh të telefonave inteligjentë në botë, duke argumentuar se është ligjërisht i kontrolluar nga qeveria kineze, e cila mund të përdorë produktet e kompanisë për spiunazh kibernetike.

Huawei i mohon këto akuza.

Disa ekspertë të sigurisë kibernetike thanë se Uashingtoni, duke shkuar aq larg sa duke paralajmëruar vendet e tjera për të mos punuar dhe vepruar me Huawei, do ta inkurajojë edhe më shumë Kinën të bëhet teknikisht më e pavarur dhe do ta ndajë botën në dy kampe të teknologjisë.

Ndërkohë lidhjet teknologjike midis Kinës dhe Rusisë, po zgjerohen. Operatori kryesor i telefonisë celulare MTS dhe Huawei njoftuan të mërkurën një marrëveshje për të zhvilluar së bashku rrjetet 5G në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Kremlin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark