×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

    Insajderi
    30 March 2019 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar të gjitha teknologjinë 5G të Huawei. Disa kompania Evropiane gjithashtu kanë elaboruar heqjen e pajisjeve të rrjeteve të tyre por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

    Gjigandi Kinez i telekomunikacionit Huawei tha se të ardhura arritën në 100 miliardë dollarë në 2018-ën pavarësisht fushatës Amerikane kundër biznesit të kompanisë duke e paraqitur si kërcënim për sigurinë.

    Firma tha se të ardhurat arritën në 107 miliardë dollarë. Fitimi u rrit me 25% në 8.8 miliardë dollarë.

    SHBA dhe disa vende aleate kanë kufizuar aktivitetin e kompanisë lidhur me shqetësimet marrëdhëniet e ngushta të Huawei me Pekinin.

    Huawei thotë se është kompani e pavarur dhe mohon vazhdimisht akuzat se produktet e saj janë kërcënim sigurie.

    Firma me seli në Shenzen tha se të ardhurat globale u rritën me 19.5% në 2018-ën, rritja më e shpejtë në dy vite. Rezultati u mbështet nga shitjet e forta në Kinë.

    Të të njëjtën kohë biznesi që shet pajisje telekomunikacioni humbi 1.3%. Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Rritja e shpejtë e kompanisë ka bërë që të vendoset në qendër të kritikave sidomos për teknologjinë 5G.

    SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar të gjitha teknologjinë 5G të Huawei. Disa kompania Evropiane gjithashtu kanë elaboruar heqjen e pajisjeve të rrjeteve të tyre por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

    Huawei është kundërpërgjigjur. Në fillim të muajit Mars paditi qeverinë Amerikane për ndalimin e përdorimit të pajisjeve nga agjencitë federale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark