Uashingtoni beson se kompania ka lidhje të afërta me qeverinë Kineze dhe kërkon nga vendet perëndimore të bllokojnë teknologjinë e Huawei.
Gjigandi Kinez Huawei tha ditën e Enjte se siguria e pajisjeve të tij të telekomunikacionit janë po aq të sigurta sa të tjerëve në mos më të sigurta.
Huawei, lideri global i pajisjeve të telekomunikacionit, është vënë në shënjestër të një fushate Amerikane e cila i ka shkaktuar jo pak probleme me kontratat e reja të implementimit të teknologjisë 5G.
Uashingtoni beson se kompania ka lidhje të afërta me qeverinë Kineze dhe kërkon nga vendet perëndimore të bllokojnë teknologjinë e Huawei.
“Mbase jemi prodhuesi më i provuar në botë,” tha drejtoresha e sigurisë kibernetike pranë Huawei Sophie Batas në qendrën e re kibernetike në Bruksel.
Javën e kaluar drejtori i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit tha se Huawei ka rënë viktimë e luftës gjeopolitike mes SHBA-së dhe Kinës. Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar teknologjinë 5G të Huawei.
Britani mund tu bashkohet ndërsa debate ka pasur në Gjermani.