Aktori i njohur australian ,Hugh Jackman, është përballur me një situatë të vështirë mbrëmë në plazhin e Sidnei, kur u detyrua që të zhytet me shpejtësi në ujë për të ndihmuar djalin e tij që po fundosej nga dallgët.
Për shkak të reagimit të shpejtë të tij, djali ka shpëtuar. Sic njofton The Guardian, djali i tij ishte duke bërë sërf në atë kohë.
Pas kësaj ndodhie, aktori ishte i tronditur dhe mezi kishte arritur të fliste me njerëzit që ndodheshin pranë./Insajderi.com