Sonte ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Konferencës mes Marseilles dhe PAOK-ut të Selanikut pati një uverturë të ashpër huligane në rrugët e qytetit francez mbrëmjen e djeshme.
Një grup tifozësh të Selanikut ka mbërritur në Marseille, mediat greke raportojnë se në grup ishin edhe tifozë të Partizanit të Beogradit, ndërsa nga ana tjetër,.
Skena kaosi u regjistruan në disa lokacione të qytetit dhe pati konflikte të drejtpërdrejta, natyrisht përdorimin e mjeteve piroteknike si një mjet tashmë “legjitim” në konfliktin me kampin rival.
Forca të mëdha policore u vendosën në disa pika, por nuk arritën të kontrollonin plotësisht situatën dhe të vendosnin rendin, ndonëse përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë dhe qetësuar përleshjet e huliganëve që kishin dëshirë vetëm të luftonin dhe të provonin veten.
Për momentin nuk ka raportime për tifozë të mundshëm të lënduar apo të arrestuar nga të dyja palët.
Ndeshja Marseille – PAOK do të luhet sonte në orën 21:00 në “Velodrome”.