×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Hulumtim i Insajderit:  IPK nis hetimet për fshehjen e provave në rrahjen masive në Gjilan ku u përfshi asamblisti, gardiani e një polic civil

    Insajderi
    28 June 2022 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për dy zyrtarë policorë të cilët kanë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë të një lokali në Gjilan ku ishin të përfshirë në një rrahjen masive gardiani D.R, një polic civil si dhe asamblisti i Vetëvendosjes, Valdrin Bajrami i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

    Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të shtunën e 25 qershorit në një lokal në qytetin e Gjilanit. Nga video e siguruar nga Gazeta Insajderi shihen dy grupe duke u rrahur brutalisht mes vete. Madje disa nga ta përdorin edhe shihe qelqi e disa nxorën dhe armë zjarri.

    Një përleshje kaq e madhe, fillimisht nuk u raportuar nga Policia e Kosovës. Insajderi pas disa përpjekjeve për të konfirmuar rrahjen, ka arritur të siguroj një konfirmim nga Policia e Kosovës. Por ata tregojnë vetëm inicialet e viktimave, por jo edhe të sulmuesve.

    Pavarësisht kësaj, Insajderi nga burimet e veta brenda policisë ka arritur t’i siguroj emrat e personave që shkaktuan sherrin e madh në këtë lokal.

    D.R, zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës është zyrtari që dyshohet se ishte i përfshirë në këtë përleshje e që më pas ka përdorur edhe armën zyrtare për t’i frikësuar palën tjetër.

    Bashkë më të ka qenë edhe S.R i cili dyshohet se ka nisur sherrin.

    Në këtë përleshje është përfshirë edhe një asamblist i Kuvendit Komunal në Gjilan. Valdrin Bajrami. Ai e ka konfirmuar vetë për Insajderin se ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur rrahja dhe ka ndërhy për t’i qetësuar dy palët.

    Unë e kam  dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shpreh Bajrami për Insajderin.

    Si tentuan t’i fshehin provat nga Policia e Kosovës

    E gjithë kjo ngjarje është tentuar të fshehët nga dy zyrtarë policorë të afërt me palën e përfshirë.

    Insajderi mëson se dy zyrtarë policorë pasi ka ndodhur përleshja kanë shkuar në lokal dhe kanë kërkuar marrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

    Këtë e kanë bërë pa kërkesë zyrtare që ua mundëson marrjen e këtyre pamjeve.

    Dy orë pasi ata kanë marrë pamjet, i kanë kthyer serverët por pamjet i kanë fshirë.

    Për këtë veprim të policëve, IPK ka nisur hetimet. Në një përgjigje për Gazetën Insajderi thuhet se kanë pranuar një ankesë që kanë fshirë pamjet dhe kanë nisur hetimet ndaj rastit.

    “Ju njoftoj se sot është pranuar ankesa për rastin në fjalë  dhe është duke u trajtuar nga IPK”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Insajderin.

    Ndonëse kishte tentime të fshihet si rast, Gazeta posedon video dëshmi nga kjo përleshje.

    Çfarë thotë Policia e Kosovës lidhur me rastin

    Pas presionit nga Gazeta Insajderi, zyra për media e policisë në rajonin e Gjilanit ka kthyer një përgjigje por pa dhënë shumë detaje.

    Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani tha për Insajderin se nga ky rast lëndime kanë pësuar katër persona, dy meshkuj e dy femra, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësorë.

    Ndërkohë, tre persona tjerë po atë natë janë arrestuar e liruar pastaj me procedurë të rregullt.

     “LËNDIM I LEHTË TRUPOR Gjilan, 25.06.2022 ora 22:40. Në një kafiteri në në Gjilan ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të dyshuar ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre, dy M.K.SH dhe dy F.K.SH të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë ne Emergjence. Në këtë rast si te dyshuar ne rrahje janë tre të dyshuarit M.K.SH të cilët pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti “Lëndim i lehtë trupor” procedohet për hetime të mëtejme”, konfirmoi Hashani për Insajderin.

    Gazeta mëson se peronat e lënduar janë L.H dhe E.V të cilët kanë qenë të shoqëruar nga të fejuarat e tyre.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se rasti ka ndodhur në kafiterinë “Mollys”, në Gjilan./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark