×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hulumtimi i Insajderit për ambasadorin në Francë, reagon Mjekiqi e LDK’së

    Insajderi
    16 February 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas hulumtimit të Gazetës Insajderi se në Ministria e Punëve të Jashtme ka shkelur rregulloren në favor të ambasadorit Mehdi Halimi, duke paguar 2 mijë e 600 euro më shumë për banesë, ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

    Mjekiqi tha se Ministria e Punëve të Jashtme po favorizon diplomatet e ‘regjimit të ri’ dhe po penalizon ata të ‘regjimit të vjetër’.

    Deputetja tha se me këto veprime po rrezikohen marrëdhëniet me shtetet pritëse.

    Në emër të reformave në shërbimin e jashtëm ky i fundit po degradohet. Para pak kohësh doli në pah raporti i Ambasadorit tonë në SHBA ku flitej për mungesën kapaciteteve dhe trajtimin juadekuat nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga burimet tjera dytësore kuptojmë diferencimet që bëhen në raport me trajtimin e Ambasadorëve dhe nëpunësve të shërbimit të jashtëm duke privilegjuar diplomatët e ‘regjimit të ri’ e duke penalizuar ata të ‘regjimit të vjetër’. Nuk reformohet diplomacia me standarde të dyfishta e duke rrezikuar marrëdhëniet me shtetet pritëse“, ka shkruar Mjekiqi në Facebook.

    Dy javë më parë, Insajderi ka raportuar se ambasadori Mehdi Halimit ka përzgjedhur një banesë prej 180 metrash katrorë me dy sallone, në qytetin e shtrenjtë të Parisit.

    Qiraja e kësaj banese kushton më shumë se dyfish më shtrenjtë se sa që lejohet me rregullore të MPJD-së. Për të jetuar në këtë banesë ambasadorit Halimi i është dashur aprovimi i kryepdiplomatës Gërvalla. Shefja e MPJD-së ka vendosur pro kërkesës së Halimit, ndonëse ndryshe kishte vepruar me diplomatët tjerë.

    Mehdi Halimi në nëntor të 2021-ës pranoi detyrën e ambasadorit. Me të pranuar detyrën, filluan edhe kërkesat e tij për një banesë jo të zakonshme. Një më të madhe e më të shtrenjtë.

    Prej kohës që ai ka marrë postin e ambasadorit, shteti i Kosovës ka paguar për të një shumë prej 36 mijë e 568 euro më shumë se sa që e lejojnë rregullat e MPJD-së për pagesa të objekteve të banimit për diplomatët.

    Rregullorja përcakton se ambasadorit i lejohet marrja me qira e një banese që nuk ka çmim më të lartë se sa shumë prej 2 mijë e 400 eurosh.

    Por, ndryshe është vepruar me ambasadorin Halimi. Shefi i Ambasadës në Francë, qysh në muajin shkurt të 2021-ës i është drejtuar me kërkesë MPJD-së që t’i lejohet tejkalimi i vlerës për qiranë. 

    Ai i ishte drejtuar me një email ministrisë së Gërvallës, duke kërkuar që t’i lejohet qiraja në vlerë prej 4229 euro. Si arsyetim ka dhënë “tregun e shtrenjtë”, duke cituar se edhe gazeta CNN e ka renditur Parsin të dytin pas TelAviv për kah çmimet e larta.

    Pas kërkesës së Halimit, Ministria e Gërvallës në mënyrë të kundërligjshme, i ka lejuar tejkalimi për 1899 euro më shumë. Me aprovimin e kërkesës ambasadorit do t’i lejohej pagesë për qira në vlerën prej 4 mijë e 299 euro. Por, edhe kjo vlerë u tejkalua. Një tjetër shkelje u krye.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije që ambasadori Halimi ka mashtruar mbi çmimin e përgjithshëm të pagesës së qirasë. Ai paguan qira në vlerë prej 5012 euro dhe jo 4299 siç pretendonte. Ambasadori në kërkesën e tij te çmimi total nuk futi edhe pjesën e taksave që duhet ta paguaj shteti për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark