×
Show / Fashion

Humbi 71 kg dhe duket tjetër njeri, tash ka probleme me pasaportën

Insajderi
05 March 2019 - 12:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua nga Australia ka humbur plot 71 kg dhe tashmë duket njeri tjetër, por sërish nuk mund të rrijë e qetë.

Cassandra Sheldon vërtet duket si një person tjetër, por kur vjen puna tek mjetet e identifikimit ky rast përbën problem.

E shqetësuar, ajo iu drejtua Facebook-ut për të kërkuar këshilla sesi ta shpjegonte ndryshimin e pamjes së saj nëse do të bëhej problem në aeroport pasi ajo kishte planifikuar pushime në Bali.

Gjithsesi në vend të këshillave, Sheldon u “mbyt” me komplimente nga persona të cilët mendonin se ndryshimi i saj i pamjes ishte mahnitës.

Rënia në peshë erdhi pasi Cassandra-s i kishte ardhur në majë të hundës nga dhimbja e shpinës dhe problemet që i shkaktonte pesha e tepërt.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark