×
  • Sport
  • Sport

    Humbja në Izrael, Reja: Ndryshuam skemë, por nuk funksionoi

    Insajderi
    25 September 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria bashkë me ndeshjen në Izrael humbi edhe mundësinë për të qenë e para në grupin e Ligës së Kombeve. Trajneri Edy Reja ndryshoi skemën, duke kthyer atë me 4 mbrojtës, por Kombëtarja u mund 2 – 1 në Tel Aviv. Vetë Reja pas ndeshjes sqaroi pse pati një tjetër rreshtim.

    “M’u desh të bëja këtë ndryshim taktik se në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar kemi krijuar shumë pak raste. Doja t’i jepja më shumë qëndrueshmëri mesfushës, por sërish nuk ndryshoi asgjë në lojë. Në aspektin fizik dhe taktik Izraeli na vuri shumë në vështirësi. Do provojmë dhe ndeshje të tjera për të bërë prova me skemë ndryshe”, tha Reja.

    Për kapitenin Elseid Hysaj në këtë disfatë ndikuan edhe gabimet e secilit lojtar.

    Kemi edhe probleme individuale, që gabojmë gjithmonë, si unë dhe shumë të tjerë, por këto ndodhin në futboll”, u shpreh Hysaj.

    Myrto Uzuni i cili shënoi edhe golin e vetëm në pak minuta që u aktivizua dha rezultat pavarësisht problemeve fizike.

    “Këmba ime nuk ishte në rregull dhe sakrifikova për ekipin, por është krenari të luash për këtë fanellë, për kombin tënd”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark