Insajderi
Insporti

Humbja nga Kosova i kushton, Kek largohet nga pozita e përzgjedhësit të Sllovenisë

Insajderi
01 December 2025 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbja nga Kosova i kushton, Kek largohet nga pozita e përzgjedhësit të Sllovenisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Matjaz Kek nuk do të jetë më përzgjedhës i Sllovenisë në futboll.

Kjo u bë e ditur nga vet Federata e Futbollit e Sllovenisë.

Kontrata e Kek skadoi më 30 nëntor, ndërsa sot u bë e ditur se më mbarimin e kontratës ka mbaruar edhe bashkëpunimi i Kek me kombëtaren sllovene.

Sllovenia e mbylli ciklin kualifikues në vendin e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Humbja nga Kosova në Lubjanë ishte fatale për Slloveninë dhe përzgjedhësin Kek, duke i humbur gjasat për play-off,

Kosova ishte shkaktar edhe i largimit të një përzgjedhësi tjetër.

Bëhet fjalë për John Dahl Tomasson, i cili u shkarkua nga pozita e përzgjedhësit të Suedisë pas dy humbjeve të pësuara nga “Dardanët”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark