Insajderi
Insporti

Humbja nga Kosova i solli “hair” Suedisë, emërohet trajner një emër i madh nga Premier Liga

Insajderi
20 October 2025 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbja nga Kosova i solli “hair” Suedisë, emërohet trajner një emër i madh nga Premier Liga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson me humbjen nga Kosova, Graham Potter përfundimisht ka firmosur si trajner i ri i përfaqësueses së Suedisë, me misionin për të kualifikuar skuadrën për Kupën e Botës 2026.

Suedia aktualisht renditet e fundit në Grupin B të kualifikimeve, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.

Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka një lidhje të ngushtë me futbollin suedez, pasi drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e ngjiti ekipin nga divizioni i katërt në elitë dhe në garat evropiane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark