Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina nuk ka arritur të këndellet, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.
Këtë herë, kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1:0 në udhëtim ndaj Ferizajt.
Ishte Mateo Panadic që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 42-të.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 17 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë gjithsej.
Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësit e tyre me skuadrën, duke kërkuar edhe shkarkimit e trajnerit Ismet Munishi.