Grupi, tashmë në vështirësi edhe para pandemisë dhe që njoftoi në fund të majit mbylljen e 15 000 vendeve pune në botë, prej të cilave 4 600 në Francë, theksoi se kishte hequr dorë nga çdo parashikim i rezultateve financiare për 2020 përballë pasigurive të lidhura me pandeminë e COVID-19.
“Situata është e pazakontë”, theksoi drejtori i ri i përgjithshëm, Luca de Meo, i cili mori fundkionet në fillim të muajit.
“Megjithatë kam besim në kapacitetet e grupit për t’u ringritur sërish”, shtoi ai në komunikatë.
“Kriza e tanishme shëndetësore ka pasur një ndikim të fortë në rezultatet e grupit për gjysmën e parë të vitit dhe i është shtuar vështirësive tona paraekzistuese”, theksoi zëvendës drejtoresha e përgjithshme, Clotilde Delbos.