Insajderi
Biznes

Hummer ri dizajnon logon për makinën e re që mbushet me rrymë

Insajderi
13 April 2020 - 17:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në aplikimin për patentë, janë mësuar të dhëna të rëndësishme që GMC i ka përgatitur për këtë makinë

Tashmë dihet se gjenerata e katërt e Hummer, do të jetë një makinë që mbushet me rrymë, që do ta ruajë stilin e veçantë dhe shumë të pëlqyeshëm që e ka ky model, transmeton Telegrafi.

Derisa të dhënat mbesin të fshehta, në aplikimin për patentë për modelin e ri, shihet se Hummer ia ka ri dizajnuar logon.

Logoja e re ka shkronja të njëjta katrore, por janë shumë më të drejta dhe të egra, derisa këndet i janë prerë në mënyrë shumë të mprehtë.

Së bashku me logon e re, në patentë është mësuar edhe dukja që do ta ketë pjesa e përparme e makinës, ku edhe do të vendoset logoja.

Megjithëse makinat elektrike nuk kanë nevojë për grill si makinat e zakonshme, Hummer i ri do të vazhdojë ta mbaj grillin gjigant të ndarë në gjashtë pjesë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark