×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Humolli: Kurti vepron me ego, është më i dobët se Thaçi e Mustafa

    Insajderi
    04 May 2023 - 00:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i VV-së Fatmir Humolli, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog me Serbinë.

    Sipas tij Kurt të po vepron sipas egos së tij personale.

    “Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije”, tha ai.

    Teksa ka krahasuar Kurtin me ish-presidentin Thaçi, Haradinajn dhe Mustafën.

    Dmth krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve. 51% të votuesve i kanë dhënë Kurtit votën, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë i keq Isa Mustafa e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetuesën.”, deklaroi Humolli në Prime Time në Kanal10.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark