×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Humolli tregon se si Zahir Pajaziti e la të paralizuar një polic serb: Cipiripi bojke hajgare me krejt Llapin

    Insajderi
    09 May 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti Fatmir Humolli, tregoi se si ish-komandanti Zahir Pajaziti, e la të paralizuar një polic famëkeq serb në rajonin e Llapit.

    Humolli i cili ishte pjesë e UÇK-së dhe LKÇK-së, ka thënë se sa ishte shteti shqiptar solid i strukturuar, serbët nuk guxonin të keqtrajtonin shqiptarët në Kosovë, por që kjo ndryshoi me fillimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri.  

    “Duhet ta mbrojmë kombin tonë. Armiku frikësohet nga kombi ynë. Po ua tregoj një rast. Deri në vitin 1992, polici serb nuk guxonte të kërkonte letërnjoftime në pikëndalimin në Llap. Pasi që ra shteti shqiptar, po flas për kohën kur u ndërrua pushteti atje dhe nuk kishte institucione të shtetit, një cipirip i ndalonte të gjithë shqiptarët dhe i maltretonte”, tha ai në T7.

    “Po po e thërrisnin cipiripi. Kështu ai maltretoi shqiptarët e bëjke hajgare me krejt Llapin, derisa Zahiri e la n’kolicë e kështu është edhe sot”, theksoi Humolli. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark