Humoristi britanik James Corden do të prezantojë ceremoninë e 59-të të Çmimeve Grammy.
Corden është i njohur për prezantimin e emisioneve “Carpool Karaoke”, ku merr të famshmit dhe realizon me ta emisione në veturën e tij, dhe emisionin e natës “The Late Late Show With James Corden”.
Humoristi i ka zënë vendin reperit LL Cool J, i cili ka qenë mjeshtër i prezantimeve të Grammy në pesë vitet e fundit, shkruan KultPlus.
“Duke iu falënderuar emisionit të tij me veturë, e kemi pasur të pamundur që ai këtë vit të mos jetë prezantues. Ai e meriton modelimin e spektaklit dhe është privilegj për ne që ai do të jetë nikoqiri i natës” tregon Nil Portnow nga Grammy.
Nominimet për Grammy do të zbulohen me 6 dhjetor ndërsa ceremonia mbahet në shkurt të vitit tjetër, në Staples Center në Los Angeles.