Shqipëria edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian pas barazimit 3-3 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.
Hungarezët zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme përballë portugezëve, duke i mbajtur me shpresa të gjithë shqiptarët, por në fund nuk arritën të fitonin.
Hungaria ka hapur ndeshjen duke kaluar e para në epërsi. Ishte një super gol i Zoltan Gera në minutën e 19-të. Për hungarezët dy golat e tjerë i shënoi kapiteni Balazs Dzsudzsak.
Ndërsa për Portugalinë,gol në pjesën e parë shënoi Nani, ndërsa Ronaldo u përkujdes që dy herë radhazi të realizonte dhe të barazonte rezultatin.
Deri në fund të dy skuadrat nuk rrezikuan edhe aq shumë për të mos humbur ndeshjen. Hungaria e mbyll si lider grupin me 5 pikë, ndërsa Portugalia e treta me tri pikë. /Insajderi.com