×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hungaria thotë se nuk do e arrestojë Putinin nëse shfaqet atje

    Insajderi
    23 March 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hungaria thotë se nuk do ta arrestojnë Presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai hyn në shtetin e Hungarisë, pavarësisht lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata e Hagës javën e kaluar e cila e akuzoi për deportimin ilegal të fëmijëve prej Ukrainës.

    Shefi i shtabit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Gergely Gulyas, tha të enjten se edhe pse Hungaria është nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit që krijoi ICC-në dhe e ratifikoi atë në 2001, arrestimi i Putinit nuk do të kishte bazë në ligjin hungarez.

    “Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë, ne nuk mund të arrestojmë presidentin rus… pasi statuti i ICC-së nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Ai shtoi se Qeveria hungareze ende  nuk ka “formuar një qëndrim” për urdhër-arrestin e GJNP-së për Putinin.

    Komentet nuk kanë qenë aq shokuese për shtetet evropiane fqinjë të Hungarisë.

    Orban dhe qeveria e tij kanë qenë deri më tani një nga aleatët më të afërt të Kremlinit në bllokun Evropian. Pasi Putini urdhëroi trupat e tij të pushtojnë Ukrainën vitin e kaluar, Orban ka qenë lideri më ngurrues i cili i kundërshtoi sanksionet ndaj Rusisë.

    Hungaria është poashtu një anëtare e NATO-s e cila ka kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë nga shtetet perëndimore. Kryeministri hungarez ka paralajmëruar se Evropa është Orban ka paralajmëruar se Evropa po “zhytet” në luftën në Ukrainë dhe ka bërë përpjekje të gjera për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ajo po zvarrit gjithashtu përpjekjet e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n thotë Orban.

    123 shtetet anëtare e GJNP-së janë të obliguara të veprojnë në urdhër-arrestin e kjo kupton që nëse Putini hyn në njërën nga territoret ai duhet të arrestohet nga forcat ndërkombëtare të ligjit.

    Megjithatë, Gulyas ka pretenduar të enjten se Statuti i Romës nuk është ndërtuar në sistemin ligjor të Hungarisë, kështu që nuk do të aplikohet.

    Gulyas poashtu tha urdhër-arrestin “Këto vendime nuk janë më të mirat pasi çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv.” Ka thënë anëtari i Asamblesë Shtetërore të Hungarisë, Gergely Gulyas.

    Kujtojmë që Rusia e ka hedhur poshtë këtë urdhër-arrestin e Hagës si “të papranueshëm” duke thënë se ai nuk i nënshtrohet vendimeve të GJNP-së.

    Hungaria thotë se nuk do ta arrestojnë Presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai hyn në shtetin e Hungarisë, pavarësisht lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata e Hagës javën e kaluar e cila e akuzoi për deportimin ilegal të fëmijëve prej Ukrainës.

    Shefi i shtabit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Gergely Gulyas, tha të enjten se edhe pse Hungaria është nënshkruese e Statutit të Romës, traktatit që krijoi ICC-në dhe e ratifikoi atë në 2001, arrestimi i Putinit nuk do të kishte bazë në ligjin hungarez.

    “Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë, ne nuk mund të arrestojmë presidentin rus… pasi statuti i ICC-së nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas.

    Ai shtoi se Qeveria hungareze ende nuk ka “formuar një qëndrim” për urdhër-arrestin e GJNP-së për Putinin.

    Komentet nuk kanë qenë aq shokuese për shtetet evropiane fqinjë të Hungarisë.

    Orban dhe qeveria e tij kanë qenë deri më tani një nga aleatët më të afërt të Kremlinit në bllokun Evropian. Pasi Putini urdhëroi trupat e tij të pushtojnë Ukrainën vitin e kaluar, Orban ka qenë lideri më ngurrues I cili I kundërshtoi sanksionet ndaj Rusisë.

    Hungaria është poashtu një anëtare e NATO-s e cila ka kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë nga shtetet perëndimore. Kryeministri hungarez ka paralajmëruar se Evropa është Orban ka paralajmëruar se Evropa po “zhytet” në luftën në Ukrainë dhe ka bërë përpjekje të gjera për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ajo po zvarrit gjithashtu përpjekjet e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n thotë Orban.

    123 shtetet anëtare e GJNP-së janë të obliguara të veprojnë në urdhër-arrestin e kjo kupton që nëse Putini hyn në njërën nga territoret ai duhet të arrestohet nga forcat ndërkombëtare të ligjit.

    Megjithatë, Gulyas ka pretenduar të enjten se Statuti i Romës nuk është ndërtuar në sistemin ligjor të Hungarisë, kështu që nuk do të aplikohet.

    Gulyas po ashtu tha për urdhër-arrestin se “Këto vendime nuk janë më të mirat pasi çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv.” Ka thënë anëtari i Asamblesë Shtetërore të Hungarisë, Gergely Gulyas.

    Kujtojmë që Rusia e ka hedhur poshtë këtë urdhër-arrestin e Hagës si “të papranueshëm” duke thënë se ai nuk i nënshtrohet vendimeve të GJNP-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark