×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Huqja e Vedatit për gjuhët zyrtare në Kosovë – Reagon ashpër politikani egjiptas

    Insajderi
    21 February 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar ashpër ndaj banorit të Big Brother Kosova, Vedat Bajramit, ku ky i fundit gjatë një sfide ia kishte huqur duke thënë se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ” Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”.

    Berisha ka shkruar se është një tmerr dhe kjo ndodh kur përfaqësuesit e Egjiptianëve dhe Ashkalive nuk e promovojnë identietin dhe vlerat e përkatësisë së tyre etnike.

    “Komunitetet Egjiptian dhe ai Ashkali në Kosovë po trajtohen si komunitet Rom! Figura publike, Vedat Bajrami thot se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ” Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”. Çfarë gjuhe paskem ne pos gjuhës shqipe? TMERR i vërtetë,”, ka shkruar ish debuteti Berisha.

    Tutje ai ka shtuar se është i shqetësuar për këtë gjendje.

    Reagimi i plotë i Veton Berishës:

    Komunitetet Egjiptian dhe ai Ashkali në Kosovë po trajtohen si komunitet Rom! 🔴

    ➡️Figura publike, Vedat Bajrami thot se njëra prej gjuhëve zyrtare në Kosovë është ” Gjuha e komunitetit Rom, Ashkali, Egjiptian”…!!!!

    ♦️Çfarë gjuhe paskem ne pos gjuhës shqipe!!??♦️

    TMERR i vërtetë, kështu ndodh kur përfaqësuesit e Egjiptianëve dhe Ashkalive në këto dy vitet e fundit nuk e promovojnë identietin dhe vlerat e përkatësisë së tyre etnike…!🤷‍♂️

    Kështu të vjen fundi kur mundohesh me u “Shqiptarizu me Zor” dhe në fund përfundon duke të trajtuar si Rom!

    Kësaj i thojnë mohim i vetvetës! Thënë ndryshe

    ” ma katolik se papa”….!

    Ju kam thënë se kemi me u kthy 20 vite mbrapa…ja rezultati final!

    Tani me identitet të ri “Jetojm më dinjitetshëm”…

    Shiqoje videon deri në fund…!

    I shqetësuar për gjendjen

    Veton Berisha-PLE

    Çfarë gjuhe paskem ne pos gjuhës shqipe!!??♦️

    TMERR i vërtetë, kështu ndodh kur përfaqësuesit e Egjiptianëve dhe Ashkalive në këto dy vitet e fundit nuk e promovojnë identietin dhe vlerat e përkatësisë së tyre etnike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark