×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Huqja nga rusët, lansuan raketa të shumta në drejtim të aeroplanit të tyre

    Insajderi
    15 December 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aeroplan rus SU-25 për pak u godit nga raketat e shumta të cilat si duken u shkrepën aksidentalisht nga një sistem raketor rus, i tipit Grad.

    Pamjet të cilat kanë bërë xhiron në internet, tregojnë momentin kur aeroplani rus u shpëtoi “për një fije floku” raketave që u shkrepën në drejtim të tij.

    E gjitha kjo si duket kishte ndodhur në mënyrë aksidentale, dhe aeroplani rus duhej të bënte manovra për të shpëtuar nga sulmi.

    Së paku katër raketa u shkrepën në drejtimin ku fluturonte aeroplani.

    Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, megjithatë kjo mund të ketë ndodhur në territorin ukrainas./telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark