Insajderi
Lajme

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Insajderi
14 January 2026 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hykmete Bajrami ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa njëkohësisht ka kërkuar largimin edhe të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Kështu bëjnë të ditur burime të Insajderit nga brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka bërë publik vendimin e saj gjatë një takimi joformal të strukturave drejtuese të partisë, i cili është mbajtur të martën pasdite.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark