×
  • Showbiz
  • Show

    Hykolli flet ekskluzivisht për Insajderin| “E kom marrë prej rruges e kom ba yll”, “Mjeran” akuza dhe kundërakuza mes Taynes dhe ish menaxherit të saj

    Insajderi
    11 June 2024 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperja Tayna dje shënoi rikthimin me këngën “Si ai”, pas disa muajve të tërë pauze nga daljet publike dhe lansimi i projekteve të reja.

    Kënga filloi të marr hov duke u klikuar furishëm nga fansat e shumtë të artistes në pak orë prej publikimit.

    Por kjo nuk zgjati shumë, pasi ish menaxheri i saj Rinor Hykolli bllokoi klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në Youtube.

    Pas bllokimit të video projektit të saj këngëtarja iu ka kërkuar falje dëgjuesve derisa ka thënë se këtë problem ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit. Tayna e ka quajtur Hykollin një “mjeran”.

    Ish menaxheri i Taynes, Rinor Hykolli, ka folur ekskluzivisht për Insajderin lidhur me këtë çështje.

    “Këngën e kanë larguar kontratat të cilat i ka nënshkruar ajo me dorë të vetë, që më takojnë mu, i takojnë kompanisë tem, edhe qajo e ka fshirë automatikisht këngën, edhe do ia fshijë edhe në të ardhmen nëse nuk e zbaton kontratën deri sa të përfundon. 10 vite ka qenë kontrata. Deri tash kanë kaluar 5 vite. Akuzat e saj nuk kanë bazë.

    Ja kam lënë Gjykatës e qita një shkrim se e pash të arsyeshme. Për Taynen them se duhet me ju përmbajte kontratës. Nese e kom naj vullnet të mirë po besoj qe ia kthej këngën, se so që lun rol ai projekt, vec u kan me ju kallxu njerëzve që kta po viktimizohen. Unë kam investu me ta, këto kontrata egzistojnë edhe shihemi në gjyq. Kom prite një qasje tjetër nga ajo, nuk e kom pritë që ma kthen në ksi monedhe“, tha ndër të tjera Hykolli, për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark