×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hynë përmes ballonit, depërtuan nga dritarja e marketit”, prishtinasit në hall- Tri vjedhje brenda 24 orëve

    Insajderi
    30 March 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se në kryeqytet Brenda 24 orëve janë raportuar tri vjedhje. Dy prej tyre janë cilësuar si “vjedhje të rënda”.

    Rasti 1

    “Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se janë kapur duke vjedhur në një market. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Rasti 2

    “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në marketin e tij ku kanë vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash në të”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti 3

    “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, në banesën e tij ku kanë vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark