Insajderi
Insporti

Hyri në lojë dhe shënoi pas një minute, Asani sensacional në Championsin aziatik

Insajderi
27 November 2024 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyri në lojë dhe shënoi pas një minute, Asani sensacional në Championsin aziatik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jasir Asani e ka vazhduar sensacionin e tij në Azi.

Futbollisti shqiptar ka qenë sot protagonist në fitoren e ekipit të tij, Gëangju FC në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve aziatike.

29 vjeçari në fakt hyri në lojë në minutën e 57-të duke e zëvendësuar bashkëlojtarin Oh Hu-seong në duel me Shanghai Shenhua.

Dhe, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut doli në skenë menjëherë duke shënuar super-gol vetëm një minutë pasi hyri në lojë. (VIDEO)

Duhet cekur se ky ishte goli i shtatë i sulmuesit anësor në këtë sezon në Championsin aziatik, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim.

Kështu, ai është aktualisht shënuesi më i mirë i garës më prestigjioze të futbollit aziatik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark