Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshjes të dobët kundër Milanit, sonte në kuadër të Kupës së Italisë. Lazio pësoi humbje të thellë 4:0 duke u eliminuar, shkruan Insporti.com.
Kapiteni I Kombëtares së Shqipërisë e nisi ndeshjen si titullar por zhvilloi një ndeshje jo të mirë, ashtu siç bëri e gjithë skuadra kryeqytetase sonte ndaj një Milani tejet të fortë.
Hysaj zhvilloi vetëm 61 minuta dhe u vlerësua me notën 6.1.
Ai së bashku me Marusic dhe Pepe Reina ishin më të dobëtit të ndeshjes së sotme.
Ndërsa, portieri shqiptar Thomas Strakosha nuk u aktivizua.
Milani me këtë fitore është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe do përballet me rivalin e qytetit, Inter. /Insporti.com/