×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Hysen Durmishi në mbrojtje të firmës Arbotec: Ka rrejt Inspektori

    Insajderi
    24 August 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale po pretendon se Inspektorati i tyre e  ka zënë njërën nga kompanisë fituese të tenderit për punimet në rrugën Podujevë- Prishtinë, “Arbotec” duke përdor resurse mineral (zhavorr) që sipas tyre është nxjerr jashtëligjshëm në një zonën që është e ndaluar me ligj dhe po përdoret në trasenë e rrugës. Këto gjetje të KPMM’së i ka quajtur gënjeshtra zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Durmishi ka thënë se Inspektorati I KPMM’së ka ‘rrejt’ sepse sipas tij, zhavorri i vjedhur nuk është përdorur në trase të rrugës për Podujevë.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka cilësuar të pavërteta gjetjet e Inspektoratit të KPMM’së për një shkelje serioze të ligjit nga operatori “Arbotec” gjate inspektimit të punimeve në rrugën Podujevë-Prishtinë, rrugë kjo që është inauguruar nga kryeministri Kurti duke premtuar cilësi.

    Në një bisedë në telefon, Durmishi tha për Insajderin se nuk është ne dijeni se ku është eksploatuar ai material që është zënë nga KPMM’ja duke garantuar që nuk është përdorur në rrugën që po mbikqyret nga ministria e tij.

    Ai (inspektorati) ka rrejt. Kaa rreejt. Kanë thënë se është zënë t’u vjedh zhavorr. Nëse është zënë duke vjedhur zhavorr le ta denojnë. Nuk është punë e jemja e as e pjesës së Infrastrukturës me u marr ku është tu eksploatu ai material. Ne e kontrollojmë çdo materjal që ai (Arbotec) e sjell në punishte dhe në punishte nuk kemi asi pozicioni. Kemi material 0.50 të gurthyesit”, tha ai duke shtuar se “ndoshta e kanë marr materialin dhe e kanë dërguar diku tjetër por në trase nuk e ka përdor”, deklaroi Durmishi.

    Durmishi ka një version tjetër ku ka shkuar zhavorri i vjedhur. Sipas informacioneve të tija, materiali që e ka zënë Inspektorati është përdor për një qytetar që ka kërku me ia rrafshu oborrin.

    “At material ku kanë shku inspektorati  e ka bërë me kërkesën e një qytetari që ka lyp me rrafshu një far oborri aty dhe kanë shku inspektorati aty edhe e kanë gjetë. Se ku e ka qu ai atë material nuk është punë e jemja mirëpo në trase nuk e ka përdor në rrugën tonë nuk guxon me u përdor atë materiali”, tha tutje Durmishi.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se si ishte zënë kompania “Arbotec” duke vjedhur zhavorr në një zonë që nuk kishte licencë.

    Kompania “Arbotec” që është e biznesmenit Hektor Beqiri është një nga operatorët që është përzgjedhur për t’i bërë punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.

    Si i zuri inspektori i KPMM’së kamionët e “Arbotec” duke vjedhur zhavorr?

    Inspektorët e KPMM’së kishin kryer inspektim më 14 gusht 2023. Përmes një përgjigje zyrtare të dhënë për Gazetën Insajderi, KPMM ka konfirmuar se gjatë inspektimeve rutinore në punimet e rrugës Podujevë – Prishtinë ka hasur në dy Ekskavatorë në vendin e ngjarjes duke bërë aktivitet të jashtëligjshëm minerar.

    Gjatë inspektimit nga Inspektorët e KPMM-së janë zënë dy Ekskavator në vend të ngjarjes duke bërë aktivitet të jashtëligjshëm minerar (duke shfrytëzuar resurs mineral)”, thuhet në përgjigje.

    Sipas tyre, Ekskavatorët i përkasin Ndërmarrjes ,,ARBOTEC’’sh.p.k”.

    Ndërmarrja “Arbotec” sh.p.k sipar ARBK’së është në pronësi te biznesmenit, Hektor Beqiri.

    Prokuroria e Shtetit liron Ekskavatorët që u sekuestruan nga Inspektorati i KPMM’së

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka theksuar për Insajderin se dy Ekskavatorët që ishin shpallur të sekuestruar nga Inspektorët janë liruar nga Prokuroria e shtetit.

    Gazeta ka pyetur Prokurorinë e Shtetit lidhur me hetimet por deri ne momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark