×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni Durmishi pranon publikisht se e ka shok pronarin e kompanisë “Bageri” që po hetohet për falsifikim të kontratave milionëshe

    Insajderi
    06 June 2022 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hyseni Durmishi ka pranuar se e ka shok dhe e njeh që nga vitit 2001 pronarin e kompanisë “Bageri” që po hetohet për falsifikim të kontratave milionëshe

    Në emisionin Debat Plus, Durmishi pohoi faktin se e njeh dhe se e ka shok pronarin e kompanisë “Bageri”, kompani kjo që ka fituar tender më të shtrenjtë se konkurrentët për më shumë se 300 mijë euro.

    “Po njihem me të prej vitit 2001. Pronarin e kompanisë e kam shok” tha Durmishi.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Gazeta Insajderi, kishte shkruar ekskluzivisht se si kompania “Bageri” kishte falsifikuar dokumentet e dy gjeodetëve duke i paraqitur sikur punëtorë të tyre për të ftuar tenderë.

    Kjo kompani i kishte keqpërdorur të dhënat personale, duke krijuar dy kontrata false me emrat e dy gjeodetëve dhe kishte arritur që të fitojë dy kontrata për asfaltimin e rrugëve.

    Një tender e kishte fituar në komunën e Ferizajt me vlerën 2 milionë e 472 mijë euro dhe një në Viti që kapte vlerën e 274 mijë eurove.

    Durmishi gjithashtu konfirmoi faktin se aneks-kontratat nuk mund të nënshkruhen nëse “e-maili” nuk dërgohet në ministri, “e-mail” ky që ka qenë njëra prej pikave kyçe të përgjimit të publikuar nga “Ditari i Buzhalës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark