Insajderi
Lajme

Hyseni: Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për propagandë e as për premtime elektorale, prandaj janë të vendosur që më 12 tetor ta bëjnë ndryshimin

Insajderi
21 September 2025 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyseni: Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për propagandë e as për premtime elektorale, prandaj janë të vendosur që më 12 tetor ta bëjnë ndryshimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni, gjatë ditës së sotme është pritur në familjen e kandidates së kësaj partie për Asamble, Donjetë Sheqiri, në Dumnicë.

Hyseni ka thënë se si çdo familje, si çdo lagje e si çdo fshat në Podujevë, edhe këtu u shpreh pakënaqësia me pushtetin në shkuarje, posaçërisht për premtimet e dështimet e mëdha.

“Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për propagandë e as për premtime elektorale, prandaj janë të vendosur që më 12 tetor ta bëjnë ndryshimin!”, ka shkruar Hyseni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark