Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar takime elektorale në qytetet dhe në disa fshatra të Llapit.
Në takime të ndara, me të rinj, biznese dhe qytetarë, Hyseni ka shpalosur pjesë nga programi i tij, për të cilin tha se është program me të cilin do të qeveriset Llapi katër vitet e ardhshme.
Hyseni ka falenderuar qytetarët llapjanë për përkrahjen e madhe në secilin takim dhe u ka premtuar qeverisje të mirë, transparente, me qytetarin në qendër të vëmendjes.