Insajderi
Biznes

Hyundai prodhon një makinë me panele diellore

Insajderi
08 August 2019 - 08:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Megjithatë panelet diellorë shtojnë kosto dhe peshë makinave dhe nuk dihet sesa efektivë mund të jenë në realitet. Çmimi i makinës ende nuk është bërë i ditur.

Hyundai ka publikuar një version të modelit hibrid Sonata i cili ka panele diellorë që ndihmojë në karikimin e baterisë së makinës.

Prodhuesi Korean i makinave tha se 60% e energjisë që i nevojitet baterisë mund të furnizohet nga tavani përbërë nga panele diellorë.

Panelet ofrojnë mjaftueshëm energji sa për të përshkuar 1,300km në vit. Hyundai tha se ka planifikuar të ofrojë panelin diellor si opsion ekstra edhe në modelet e tjera.

Pajisja e hibridëve me panele diellorë të cilët gjenerojnë energji mund të rrisin efikasitetin tek makinat me karburant dhe të ulin emetimet e dioksidit të karbonit.

Kompania shtoi se makina ka një sistem kontrollit efikas të motorit i cili sigurohet që energjia të përdoret sa më me efikasitet të jetë e mundur.

Megjithatë panelet diellorë shtojnë kosto dhe peshë makinave dhe nuk dihet sesa efektivë mund të jenë në realitet. Çmimi i makinës ende nuk është bërë i ditur.

Një startup Holandez i cili është duke punuar në një makinë të ngjashme që përdorë panele diellore do të kushtojë 150 mijë euro kur të dalë në shitje në 2021.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark