Insajderi
Biznes

Hyundai tërheq një pjesë të prodhimit nga Shtetet e Bashkuara

Insajderi
09 February 2021 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyundai  tërheq një pjesë të prodhimit nga Shtetet e Bashkuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania jugkoreane Hyundai mori vendimin për tërheqjen e një pjese të prodhimit nga SHBA dhe kthimin e tij në vend në mënyrë që të mbajë forcën e punës në impiantet e saj.

Sipas marrëveshjes midis menaxhimit të prodhuesit të makinave në Korenë e Jugut dhe sindikatës së punëtorëve, prodhimi i rreth 70,000 modeleve Sonata dhe Avanta do të zhvendoset nga Alabama në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në qytetin Ulsan në Korenë e Jugut, raporton Yonhap.

Sidoqoftë, kompania do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të modelit SUV “Taxon” nga Ulsan në Alabama, pasi fabrika në Ulsan filloi prodhimin e modelit të ri SUV Genesis GV70 në fund të vitit të kaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark