Në mesin e të arrestuarve pas aksionit të Prokurorisë Themelore të Pejës në ndërmarrjen “K.R.M Ambienti”, ka qenë edhe Arton Muhaxheri.
Muhaxheri i cili është koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë në kompaninë “Ambienti” ka ushtruar detyrën e kryetarit të bordit.
I njëjti jo rrallë ka qenë nën shoqërinë e antarëve të PDK-së teksa edhe ka pozuar me ta.
“Në ditë të veçanta për njerëz të veçantë, ndonjëherë nuk mund ti gjesh fjalët per te uruar atë që ua dëshiron. Prandaj, Kryetar urime ditëlindjen edhe shumë të tjera me shëndet dhe gjitha te mirat”, kishte shkruar Muhaxheri në një fotografi të publikuar me Xhavit Halitin.
Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.
Insajderi mëson nga burime të sigurta se personat e arrestuar janë:
Diedon Berisha Kryeshef aktual
Armend Jupa
Arton Muhaxheri, Kryetari i Bordit
Shpetim Gashi, Anëtar Bordi
Fisnik Ademi, Anëtar Bordi
Idriz Bala, Anëtar Bordi
Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor.