×
  • Lajme
  • Insajderi

    I dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares, Shkëlqim Kameri ka aktakuzë për sulm e armëmbajtje pa leje

    Insajderi
    31 August 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkëlqim Kameri, i dyshuari i pestë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, ka tri aktakuza të ngritura më herët, për armëmbajtje pa leje, përdorim të armës dhe për sulm.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për Insajderin se aktakuza e sulmit, është regjistruar në gusht të këtij viti.

    “Lidhur me të pandehurin SH.K ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda me datë 30.09.2021 është e regjistruar aktakuza me të cilin i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ nga neni 367 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu për të njëjtin ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal me datë 02.08.2022 është e regjistruar aktakuza me të cilin i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

    Gjykata ka thënë se deri më tash s’ka ndërmarrë ndonjë veprim për dy lëndët. Ka shtuar se ato do të procedohen në bazë të arritjes së tyre në gjykatë.

    Ndaj Sh.K. dhe katër të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin se të shtunën kanë dhunuar një 11-vjeçare në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark