×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I arrestuari për terrorizëm në Pejë është 16 vjeçar, dyshohet se përgatiti plan për vrasjen e nxënësve në klasën e tij

    Insajderi
    08 October 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se po përgatiste vepra terroriste.

    Telegrafi nga burimet e veta brenda Prokurorisë ka marrë vesh se bëhe fjalë për një 16 vjeçar, i cili ishte duke përgatitur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij.

    Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Pejë, mirëpo zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë Prokuroria Speciale.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë disa herë me Prokurorinë Speciale, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark