Së fundmi në mediat vendore bëri bujë lajmi se ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura – Xhuli, ia vodhi” të dashurin e saj aktuak,një modeleje të quajtur Kadina Je.
E karshi këtyre polemikave të ngritura në publik, ka reaguar i dashuri i Xhulit, Gerti Beqiraj.
Me anë të një InstaStory, Beqiraj pos tjerash, e ka akuzuar modelen se “po tenton të përfitojë nga audienca e Xhulit” në mediat sociale.
Ai postoi edhe një ‘selfie’ bashkë me Xhulin, duke konfirmuar se romanca e tyre nuk ka pësuar lëkundje nga pretendimet e Kadinas që bënë bujë në rrjet.
“Përshëndetje audienca e rrjeteve sociale, dhe gjithashtu ju gazetar të dashtun. Më vjen keq që personi nga e kaluara ime mundohet të përfitoj nga audienca e të dashurës time Julinana Nura. Me respekt i juaji Gerti Beqiraj”, ka shkruar mes tjerash ai.