×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “I duam trupat amerikane këtu përgjithmonë” shteti europian që po e “kopjon” Kosovën

    Insajderi
    07 March 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova e cila gëzon një marrëdhënie speciale me superfuqinë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ka trupa amerikane në vend në kuadër të KFOR’it në bazën amerikane Bondsteel, e ka drejtuar edhe një kërkesë në Washington. Kosovarët dhe lidershipi i tyre duan që në Kosovë të ketë edhe një bazë të përhershme të SHBA’së, si pjesë e një marrëveshjeje, Prishtinë -Washington.

    Deri më tani, s’ka pasur ndonjë përgjigje nga Washingtoni.

    Por, tash që po zhvillohen luftime në Ukrainë, agresiviteti i Rusisë po e shqetëson edhe shtetin baltik, Letoninë, e cila i ka kërkuar SHBA’së që të vendos trupa të përhershme në territorin e saj.

    Sekretari amerikan Anthony Blinken ka qëndruar sot në Letoni. Kërkesën ia ka bërë Ministri i jashtëm i Letonisë Edgars Rinkēvičs.

    “Duke i parë zhvillimet e fundit do të ishim të gëzuar për një prani të përhershme ushtarake të forcave në Letoni” ka thënë Rinkevics gjatë konferencë me Blinken.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark