Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direkt.
Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.
Pas ndeshjes, ndodhi diçka aspak e pritur.
Sipas asaj që raporton “Ole”, në zhveshtoren e PSG-s, ka ndodhur një përleshje.
Ishin portieri Gigio Donnarumma dhe sulmuesi Neymar ata që ishin përleshur mes vete