Insajderi
Lajme

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta raportohet se janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

Insajderi
16 October 2026 - 18:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta raportohet se janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

Besart Mani, Erion Rexhepi dhe Agon Ramadani siç raporton reporteri.net janë tre zyrtarët policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe kontrollim të kundërligjshëm.

Sipas raportimit policët i kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje të cilën e ndaluan sa ishte duke drejtuar veturën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark