Insajderi
Lajme

I kishin fshehur në topat e futbollit, të burgosurve iu kapen telefonat në Mitrovicë

Insajderi
07 May 2026 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kishin fshehur në topat e futbollit, të burgosurve iu kapen telefonat në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se dy telefona mobilë, dy kartela dhe një kabllo mbushëse, janë gjetur brenda hapësirave të Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Këto paisje të palejuara të komunikimit u zbuluan në njërin nga nëntë topat e përdorur për aktivitete sportive nga të burgosurit në oborrin e këtij institucioni.

“Pas verifikimit, në njërin prej topave janë zbuluar dhe sekuestruar dy telefona mobil të tipit iPhone, dy kartela SIM,” thuhet në njoftimin e SHKK, ku rasti përshkruhet si “parandalim i futjes së mjeteve të ndaluara në institucion”.

Policia është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark